"Janë bo shumë Don Phenoma", ja si qëndron e vërteta
Don Phenom është shfaqur i shqetësuar gjatë një videoje Live teksa thotë "Janë bo shumë Don Phenoma."
I ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ai ka treguar se si qëndron e vërteta e kësaj videoje.
Don Phenom: Është theksi shkodran që është pak i egër dhe nëse dukem që jam serioz, duket që jam me nerva dhe zoti më ka falur të trashë zërin. Realisht thjesht ka qenë një moment, kam qenë në shtëpi duke ndenjur dhe kam parë disa komente të fansave dhe Zoti e di si jam inspiruar për momentin. Kam thënë disa gjëra që ndoshta dhe i kam ndjerë ashtu.
Unë kam sjellë shumë gjëra të reja në hip-hop, shumë herë janë ricikluar tekstet e mia nga shumë artistë dhe nga disa që e konsiderojnë veten kundërshtarë të mi. unë kam inspiruar shumë sende të reja në muzikë, nuk kam nevojë për vlerësimin e asnjërit se datat janë aty. Është fakt se kush e ka thënë një fjalë apo ide i pari. Konkretisht janë bërë shumë "Don Phenoma", janë bërë shumë si unë.
