Plasi sherri? Mbretëresha e twerk-ut Serena Sula thumbon Marinela Hysën pas intervistës në 'Expuls'

Mjaft virale është bërë në rrjet intervista e parë jashtë "Love Story", e konkurrentes në kërkim të dashurisë Marinela Hysa.

Ka qenë pikërisht në emisionin #Expuls RTV Ora nga Ronaldo Sharka, ku Marinela foli për shumë detaje nga jeta personale, profesionale si dhe u bë pjesë e shume pyetjeve pikante nga autori dhe moderatori i emisioni.

Ndër të tjera, Marinela vëri edhe "twerk", një kërcim ku në fokus ka fundshpinën e vajzave dhe tundjen sa më shumë të saj, gjë e cila në formatin televiziv prej dy sezonësh tashmë, është bërë tradite.

Rreth një muaj më parë një gjë te tille e bëri Serena Sula, e cila është vetëshpallur si mbretëresha e twerk-ut në vend.

Në një video të postuar në llogarinë e saj në "TikTok", Serena Sula duke bërë twerk në plazh, shkruan:

"Unë kam lind për këtë punë, ju veç më imitoni". 

Ta ketë pasur për Marinelën vallë? Epo, llogarite bëjëni vete.

Më poshtë ndiqni intervistën e Marinelës: