Don Phenom lëshon bombën me komentet te tij, ja për çfarë

Don Phenom është një nga reperët më të dashur të publikut i cili ka publikuar shumë hite. Së fundmi i ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Don Phenom ka komentuar disa personazhe të njohur që shfaqeshin në ledëallin e studios.

Stresi

Don Phenom: Familja e Stresit dhe familja ime njihen ka 30 vite, nuk kam asnjë koment negativ për Arkimendin.

Tayna

Don Phenom: Tayna definitivisht është një nga femrat repiste më të mira që ka Shqipëria.

Melinda Ademi

Don Phenom: Edhe Melinda është një nga repistet më të mira, pothuajse me Taynën janë mbretëreshat e repit. Mund të them që ka sjellë shumë gjëra të bukura në industrinë e hip-hopit në Shqipëri.

Unikatil

Don Phenom: Unikatili është thjesht unik. Ka bërë muzikë që na ka inspiruar të gjithëve. Mua më ka dhënë shumë krahë që në moshën 20 vjeç dhe jam shumë besnik te Viktori, jam shumë besnik te vëllai i tij Mentori. Ky është grupi im. Kush shan Viktorin ose Mentorin normal që do dëgjojë edhe nga unë. Unë jam duke i dalë zot njerëzve të mi dhe rrethit tim.