OKB: 636 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, mes tyre 46 fëmijë

OKB-ja në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se që prej fillimit të pushtimit rus(24  shkurt) kanë humbur jetën 636 civilë në Ukrainë.

Midis të vdekurve janë gjashtë vajza, 10 djem dhe 30 fëmijë të tjerë, gjinia e të cilëve nuk dihet, thotë OHCHR.

Sipas agjencisë, të paktën 1,125 civilë janë lënduar deri më tani. 

OKB njofton se 636 civilët humbën jetën si pasojë e granatimeve, dhe sulmet ajrore.

"OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit”." – thuhet në deklaratë.