Sanksionet e Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë, Rusisë i bllokohen 300 miliardë dollarë
Rusisë i janë bllokuar 300 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve të Perëndimit, pas luftës në Ukrainë.
Lajmin e ka bërë me dije ministri rus i Financave, Anton Siluanove
"Rusia ka një total prej rreth 640 miliardë dollarë rezerva. Aktualisht, ne nuk mund të përdorim 300 miliardë dollarë të rezervave. Disa nga paratë janë në Kinë dhe Perëndimi tani po i bën presion Kinës që të kufizojë qasjen tonë në këto rezerva që kemi", tha Siluanov.
Ai shpreson se bashkëpunimi i Rusisë me Kinën do të rritet "në mënyrë eksponenciale".
Që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt, më shumë se 2.8 milionë njerëz kanë ikur në vende të tjera.
Sipas OKB-së, të paktën 579 civilë janë vrarë dhe 1.002 janë plagosur në Ukrainë.
BE-ja, SHBA-ja dhe shumë vende të tjera kanë vendosur sanksione ndaj Moskës ndërsa shumë kompani dhe marka globale kanë pezulluar punën në Rusi.
