Gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj në foton simbol të Mariupolit kanë vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 11:03
Gruaja shtatzënë që u fotografua duke u evakuuar nga një spital për fëmijë në qytetin ukrainas të Mariupol, i cili u bombardua nga Rusia, vdiq së bashku me foshnjën e saj.
Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare. Gruaja ishte dërguar me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar dhe u fotografua e shtrirë në një barelë, duke mbajtur barkun e saj të përgjakur me duar.
Fotoja bëri xhiron e botës në pak minuta.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, mjekët nuk mundën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.
