“Ndihmoni Ukrainën të fitojë”, Kuleba: Na siguroni armë kundër Putin, shmangni luftën më të madhe

“Ndihmoni Ukrainën që lufta e Putinit të dështojë dhe në këtë mënyrë do të shmangni një luftë më të madhe”. Është ky mesazhi i qartë i kreut të diplomacisë së Ukrainës, Dimitro Kuleba, drejtuar Perëndimit. Kuleba ka theksuar se autoritetet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar tërheqjen e vendeve të tjera në një konflikt më të gjerë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dimitro Kuleba, i bëri sërish thirrje perëndimit që të furnizojë Ukrainën me armë dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Kuleba ka theksuar se autoritetet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar tërheqjen e vendeve të tjera në një konflikt më të gjerë.

Kreu i diplomacisë ukrainase theksoi se vendi i tij po lufton me sukses, por ai tha se populli ukrainas ka nevojë që të ndihmohet nga vendet perëndimore.

Kuleba i kërkoi Perëndimit që t’i sigurojë Ukrainës të gjitha armët e nevojshme që të luftojë.

Ndihmoni Ukrainën, theksoi ministi Kuleba, në mënyrë që lufta e Putinit të dështojë dhe në këtë mënyrë do të shmanget një luftë edhe më e madhe se kjo.

Ndërkaq një reagim për zhvillimet në Ukrainë ka ardhur nga Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë Marcin Przydacz.

Ai është shprehur se sulmi is ë dielës me raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak, është një përpjekje për të kërcënuar NATO-n.

Në një intervistë për mediat e huaja, Przydacz tha se kjo lëvizje e Rusisë ishte një provokim i rëndë, duke shtuar se autoritetet ruse e dinin se kjo bazë ushtarake ishte e vendosur pranë kufirit polak dhe ata e dinin çfarë po godisnin.

Pra, tha ai rusët donin të dërgonin një mesazh duke kërcënuar vetë NATO-n.

Nga sulmi në bazën ushtarake të Ukrainës, rreth 20 km larg nga kufiri me Poloninë, humbën jetën të paktën 35 persona.