Pamje dramatike, shikoni si është shkatërruar qyteti i Ukrainës nga sulmet ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 15:22
Pamje dramatike vijnë nga qyteti i Ukrainës, Mariupol, i cili është bombarduar nga forcat ruse.
Pamjet e kapura me dron mbi qytet tregojnë dhjetëra ndërtesa të djegura dhe rrugë të shkatërruar nga bombardimet.
Po ashtu shihet se flakët kanë përfshirë edhe disa pallate.
Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është bombarduar vazhdimisht nga sulmet ruse.
Prej 24 shkurtit, Ukraina është sulmuar nga Rusia, ndërkohë që mijëra persona janë larguar nga vendi.
