Qytetet e shkatërruara nga lufta mbushen me varre masive
Bombardimet e rënda ruse kanë detyruar banorët e disa qyteteve në Ukrainë që të varrosin trupat e civilëve të vrarë në varre masive të improvizuara - dhe shumë viktima nuk janë identifikuar.
"Ne nuk mund t'i varrosim viktimat në varre private, pasi ato janë jashtë qytetit dhe perimetri kontrollohet nga trupat ruse", tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov për BBC.
Për gati 2 javë, Mariupol, një qytet port strategjik është goditur çdo ditë nga raketat dhe predhat ruse.
Mijëra banorë, pa ushqim dhe ujë, janë fshehur nëpër bodrume.
Në Bucha, një periferi e Kievit e kapur nga rusët, 67 trupa u varrosën në një llogore, tha një deputet lokal për BBC.
Një mjek postoi video të varrimit në Facebook.
Dhe qyteti Chernihiv në veri, i cili është i rrethuar po përdor gjithashtu një varrezë të përkohshme, pasi luftimet e kanë bërë të paarritshme varrezën kryesore.
Varrosjet pa ceremoni janë tronditëse për ukrainasit që zhvillojnë rite të krishtera dhe që kanë kujtime të hidhura të masakrave nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan BBC.
