Agjencia e OKB-së: Më shumë se 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 15:59
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), bën me dije se shumë se 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje, duke përfshirë 127,000 shtetas të vendeve të tjera.
"Njerëzit vazhdojnë të ikin nga lufta në Ukrainë çdo minutë," bëri me dije IOM në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka shtuar se ata kanë nevojë për "mbështetje të vazhdueshme".
Sipas UNICEF-it, lufta në Ukrainë ka një "ndikim shkatërrues" edhe tek fëmijët.
Që prej 24 shkurtit 2022, forcat ruse sulmuan Ukrainën.
