Elon Musk sfidon Putinin në një duel, fituesi vendos për fatin e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 15:29
Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk, duket se ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një duel kokë më kokë, duke sugjeruar që fituesi të vendosë për fatin e Ukrainës.
Politikanët ukrainas deri më tani e kanë mirëpritur ofertën, e cila mund të jetë bërë në mënyrë ironike.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, vetë një ish-boksier, u përgjigj me tre emoji.
Ndërkohë presidenti rus ende nuk është përgjigjur.
Musk ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës gjatë gjithë pushtimit.
Në fillim të këtij muaji, një nga kompanitë në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë me bazë në Kaliforni, Starlink, furnizoi Ukrainën me një numër pajisjesh satelitore që synojnë të mundojnë aksesin me internet në vend.
