Presidenti ukrainas Zelensky nesër fjalim virtual në Kongresin Amerikan
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbajë një fjalim virtual në Kongresin Amerikan ditën e nesërme(15 mars).
Kryetarja e Dhomës së Senatit Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i shumicës Chuck Schumer, nëpërmjet një deklarate shprehen se janë të frikësuar për popullin e Ukrainës, ndërsa kanë mirëpritur fjalimin që do të bëjë Presidenti i Ukrainës, ditën e nesërme.
“Kongresi, vendi ynë dhe bota janë të frikësuar për popullin e Ukrainës, i cili ka treguar guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme përballë luftës së paprovokuar, të egër dhe të paligjshme të Rusisë.
Kongresi mbetet i palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur Ukrainën ndërsa përballen me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit, dhe për miratimin e legjislacionit për të gjymtuar dhe izoluar ekonominë ruse, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare, të sigurisë dhe ekonomike për Ukrainën. Ne shikojmë privilegjin për të mirëpritur fjalimin e Presidentit Zelenskyy në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit dhe për të përcjellë mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës teksa ata mbrojnë me guxim demokracinë.- thuhet në deklaratë.
