Tjetër hap fals për Bayernin, e ndal Hoffenheim në barazim (Video)
Në Bundesliga, Bayerni i Mynihut e ka ngadalësuar hovin drejt titullit. Pas mesjavës së shkëlqyer ku bavarezët dominuan Salzburgun, sot ata u ndalën në një duel shumë interesant ndaj Hoffenheim në transfertë.
Vendasit po bëjnë një sezon shumë të mirë dhe janë në vend të katërt në renditje dhe sot arritën t’u merrnin një barazim 1-1 kampionëve në fuqi me një paraqitje të mirë.
Edhe pse me lojë ishte Bayerni dominant, në 33’ Hoffenheim gjeti i pari golin me Baumgartner teksa në kohën shtesë të kësaj pjese ishte Lewandowski që vuri barazpeshën.
Pjesa e dytë ishte shumë e hapur dhe mund të ishin shënuar 3-4 gola të tjerë por të dyja ekipet u treguan të pasaktë duke mbyllur takimin në barazim 1-1.
Në sfidat e tjera, Freiburg dominoi 3-2 Wolfsburgun duke arritur në vend të katërt Hoffenheim dhe Union Berlin barazoi 1-1 me Stuttgart./Ora News/.
