PSG i rikthehet kampionatit me fitore por tifozët e vërshëllejnë (Video)

Nga një kandidat potencial për të fituar gjithçka, PSG mbetet tani vetëm me kampionatin francez. Yjet e Parisit duhet të kënaqen tani vetëm me atë që mund të japin brenda Francës pasi jashtë saj zhgënjyen dhe sot tifozët nuk i falën në “Parc de Princes”.

Skuadra e Pochettinos dominoi 3-0 Bordeaux, një ekip në krizë që nuk mundi të bënte rezistencë ndërsa golat u shënuan nga Mbappe në 24’, Neymar në 52’ dhe Paredes në 61’.

Ajo që bie në sy është fakti që tifozët nuk u kënaqën dhe me të drejtë nuk kënaqen vetëm me fitore të tilla pasi duan yjet e tyre të shkëlqejnë dhe në Europë ku prej 9 vitesh po zhgënjen.

Gjithsesui titulli është i fituar PSG pasi edhe rivalët janë larg dhe këto fitore janë vetëm për statistika./Ora News/.