Chelsea nuk ka karburant për skuadrën, Premier League tjetër goditje ndaj Abramovich

Një tjetër goditje e rëndë për Roman Abramovich. Gjërat po bëhen dramatike për “blutë e Londrës” teksa pronari rus, është sanksionuar kësaj radhe nga Premier League.

Bordi i mbledhur sot ka zhveshur manjatin rus nga çdo funksion te Chelsea duke e hequr edhe si Drejtor i Klubit dhe kjo vjen pas sanksioneve të rënda nga qeveria britanike.

“Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Bordi i Premier League ka skualifikuar Roman Abramovich si Drejtor i Klubit të Futbollit Chelsea. Vendimi i Bordit nuk ndikon në mundësinë e ekipit për t’u stërvitur dhe luajtur ndeshjet e tij, siç përcaktohet në licencën e lëshuar nga Qeveria, që skadon më 31 maj 2022”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Një vendim i tillë e bën të pamundur çdo vendim mbi skuadrën teksa raportohet se klubi ka vështirësi të mëdha pas bllokimit të llogarive nga qeveria.

Aq keq janë gjërat sa nuk ka karburant për stafin Teknik dhe për skuadrën që të lëvizin me mjetet e klubit./Ora News/.