Rey Manaj fantastik, shënon golin e “artë” për Spezian (Video)

Rey Manaj është një titullar i padiskutueshëm te Spezia e Thiago Mottas. Sulmuesi shqiptar pothuajse në 10 javët e fundit ka luajtur të gjitha ndeshjet nga fillimi por sot për të pushuar apo për strategji, trajneri italo-brazilian e la në stol.

Në një ndeshje direkte për mbijetesë ndaj Cagliarit, vendasit po udhëhiqnin 1-0 ndaj skuadrës së Mazzarrit por në pjesën e dytë këta të fundit po bënin presion të madh ndaj dhe Motta futi sulmuesin e tij të preferuar.

Vetëm pak minuta iu deshën Manajt për të gjetur golin, një gol shumë i bukur dhe shumë deçiziv për Spezian. 2-0 fitore thelbësore me Manajn shumë të rëndësishëm për fatet e Spezias. Kujtojmë që ky është goli i katërt në Serinë A për sulmuesin kuqezi të Barcelonës, që këtë vit u huazua në Itali./Ora News/.