Juventus nuk e ndal “fluturimin”, fiton dhe i afrohet kreut (Video)

Në Serinë A, Juventusi është bërë një kandidate serioze për titull.Momentalisht janë vetëm 4 pikë larg Milanit që luan ndaj Empolit por sot bardhezinjtë dhanë një tjetër provë të madhe.

Në transfertën me Sampdorian, skuadra e Allegrit pa Vlahoviç titullar arriti të merrte maksimumin me një fitore bindëse 3-1 ku progatonist ishte Alvaro Morata me dy gola.

Fillimisht ishte Yoshida me autogol në 23’ që hapi serine e golave dhe me Moratën që dtyfishoi në 34’.

Më të dytën Candreva humbet një penallti në 74’ por Sabiri hap ndeshjen duke shënuar në 84’ teksa 4 minuta më pas sërish sulmuesi spanjoll shënoi për ta mbyllur 3-1 për Juventusin.

Bardhezinjtë arrijnë fitoren e tretë radhazi që i rikthen plotësisht në garën për titull./Ora News/.