Broja e nis nga stoli por dëmtohet në prag të ndeshjeve të Shqipërisë (Video)
Armando Broja e nisi nga stoli sot ndeshjen me Southampton. Sulmuesi shqiptar, ndër më të aktivizuarit nga Shenjtorët u la pushim nga trajneri Hasenhuttl sot teksa gjërat shkuan shumë keq për vendasit që luanin përballë Watford.
Teksa skuadra po humbiste 2-1 në pjesën e parë, trajneri vendosi të hidhte pikërisht Brojën në fraksionin e dytë për të ndryshuar gjërat ndërsa sulmuesi kuqezi u përpoq por nuk mundi të bënte asgjë.
Madje edhe më keq shkuan gjërat sa Broja u dëmtua në fund të ndeshjes, duke marrë një goditje në kokë dhe menjëherë trajneri e zëvendësoi edhe pse ishin pak sekonda lojë të mbetura.

Dëmtimi vjen në një periudhë delikate për lojtarin dhe për Southampton që pësoi humbjen e tretë radhazi teksa shpresojmë që ky dëmtim të mos e lërë jashtë sulmuesin kuqezi për miqësoret e Marsit./Ora News/.
