Liverpool fiton të tetën radhazi në Premier League, shton presionin ndaj Man. City (Video)

Edhe pas humbjes pa pasoja në Champions League ndaj Interit, Liverpool nuk e ndal hovin në kampionat.

Në një transfertë të vështirë si Brighton, skuadra e Klopp vijoi ecurinë fantastike duke siguruar suksesin e tetë radhazi, që i jep jo vetëm shanse sërish për titull por mban dhe në presion të fortë rivalët e Man. City.

Ishte Luiz Diaz që hapi rrugën e fitores me një gol në 20’, duke shënuar golin e parë me fanellën e “The Reds” teksa sfida ishte e fortë fizikisht dhe vetëm në pjesën e dytë u vulos.

Një penallti e ekzekutuar me sukses nga Salah i dha Liverpoolit fitoren 2-0 dhe vazhdimësinë e shkëlqyer në Premier League. Tani topi është te Man. City./Ora News/.