Fantastik Cikalleshi. Bomber dhe lider te Konyaspor me 2 gola (Video)
Sokol Cikalleshi është rikthyer titullar te Konyaspor. Pas problemeve fizike sulmuesi kuqezi ka rifituar pozicionin e tij në sulm dhe sot ia shpërbleu trajnerit me dy gola shumë të rëndësishëm.
Kujtojmë që Konyaspor për herë të parë në histori mund të kualifikohet në zonën Champions dhe kjo falë golave edhe të Cikalleshit që sot realizoi dopietë duke përmbysur rezultatin në 3-2 në transfertën me Kayserispor.
Vendasit shënuan 2 herë në pjesën e parë por në të dytën Cikalleshi fillimisht barazon në 2-2 ndeshjen dhe më pas arrin falë një asisti nga Çekiçi të shënojë dhe golin e fitores e të dytin personal në këtë sfidë delikate. Për sulmuesin tone është goli i nëntë sezonal në superligën turke, aspak keq për të./Ora News/.
GOL | Kayserispor 2-2 Konyaspor
— Anlik Goller (@AnlikGoller16) March 13, 2022
⚽ 52' Cikalleshi
Maç Linki, Anlık goller ve pozisyonlar için takip: @GoalHubTR pic.twitter.com/HcAjeVGPts
