Madhështia e tij. Ronaldo tripletë spektakolare ndaj Tottenham (Video)

Mungoi në derbi, u krijuan polemika të mëdha, Man. United humbi por sot gjithçka harrohet. Harrohet sepse Ronaldo tregoi se çfarë nga çfarë brumi është gatuar duke udhëhequr Man. United në një fitore spektakolare, drithëruese ndaj Tottenham.

“Djajtë e kuq” luanin një betejë direkte për vendin e katërt dhe ishte portugezi që me një tripletë bëri heroin e mbrëmjes.

Që në 12’ me një predhë nga jashtë zone ai kaloi vendasit në avantazh teksa Kane barazoi me penallti në 35’.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë, sërish Ronaldo tregoi klasin e tij duke kaluar sërish në avantazh Man. United.

Në pjesën e dytë, Maguire duket se prish mbrëmjen e Ronaldos me një autogol që vendos sërish barazpeshën por këtu shfaqet sërish madhështia e Cristianos teksa me kokë kërceu mbi të gjithë në 81’ për të shënuar dhe golin e tretë personal dhe të fitores për Man. United. Për momentin, ata janë në vend të katërt./Ora News./