Protesta zhvendoset te kryeministria, policia e pajisur me maska anitgaz krijon kordon

Sot është dita e pestë e protestës së qytetarëve të cilët edhe sot ngrenë zërin për shtrenjtimin e një sërë produktesh sidomos javët e fundit.

Marshimi nisi nga sheshi "Skënderbej" dhe u zhvendos më pas drejt kryeministrisë e cila njësoj si dje kishte blinduar dyert. Është krijuar një kordon i policisë së rendit të cilët mbajnë me vete maska antigaz, ndërsa forcat Shqiponja qëndrojnë në gatishmëri nëse do të duhet ndërhyrja e tyre.