“Lironi shokët tanë”, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 13:48
Ndërsa janë shpërndarë ku po tuboheshin para kryeministrisë, një pjesë e turmës së protestuesve po drejtohen te Drejtoria e Policisë së Tiranë.
Protestuesit me thirrjet “lironi shokët tanë” po futen në rrugën “Myslym Shyri” për të shkuar te institucioni i policisë së Tiranë.
Janë disa të ndaluar përgjatë protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë për të cilët protestuesit kërkojnë liri.
Ndërkohë, është lajmëruar sërish protestë ditën e nesërme në orën 11:00 ku nisja do të jetë nga sheshi “Skënderbej” për te Kryeministria.

