"Na duhet zgjidhje!" u thotë Basha deputetëve të PD pa përmendur "tërheqje" apo "dorëheqje"
Prej më shumë se dy orësh vijon mbledhja e grupit parlamentar të PD-së ku deputetët kanë kërkuar tërheqje e Bashës dhe krijimin e një grupi të përbashkët që do të bashkojë edhe mbështetësit e Komisionit të Rithemelimit, ata që mbështesin Bashën dhe ata që nuk janë as me Bashën e as me Berishën.
Pasi dëgjoi fjalët e secilit deputet Basha tha se duhet të gjendet një zgjidhje dhe se ai është gati të vihet në dispozicion të zgjidhjes por deri tani nuk ka përmendur në asnjë moment fjalën dorëheqje.
“Ne duhet të dalim me një zgjidhje, akt për zgjidhje. Është dramë nëse s’e keni kuptuar që unë jam në dispozicion për çdo zgjidhje.
Ne duhet të dalim në një zgjidhje që bashkon të 3 këto pjesë. Në këtë lojë ka disa faktorë të tjerë pa të cilët nuk mund të ecim përpara. Ndaj duhet të gjejmë zgjidhje. Deklarata ime i hap rrugë kësaj. Të diskutojmë përgjegjësitë për zgjidhjen. Të japim propozimet. Kalojmë më rrafsh jo emocional. Të kalojmë në diskutime me përgjegjësi, ofrojmë mendimet tona për zgjidhje”

