Aktori i humorit Irgen Çela: Jam këtu për pensionistët që kanë frikë të futen në markete
Aktori i humorit Irgen Çela i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimit të naftës para kryeministrisë ditën e sotme.
Ai tha se është aty për të gjithë ata pensionistë që kanë frikë të bëjnë blere dhe të përdorin energjinë pasi vjen fatura e lartë.
Çela: I jam bashkuar kësaj proteste sepse është e popullit dhe jo e partive politike. Unë i ftoj gjithë personazhet publikë, sepse para se të jemi VIP-a jemi qytetarë. Jam këtu në protestë për ata pensionistë që kanë frikë ta ndezin kaloriferin sepse u vjen fatura e lartë. Për të gjithë ata që kanë frikë që janë futen në supermarket se janë rritur çmimet. Kanë frikë që të hipin në urbane sepse janë rritur çmimet. Për të gjithë prindërit tanë që kanë punuar gjithë jetës dhe nuk kanë marrë asgjë. Jam krenar që jam sot këtu me ju!

