Furgoni i policisë shoqëron dy protestues gjatë transmetimit live në Ora News

Gjatë transmetimit live të protestës nga Ora News, furgoni i policisë bëri shoqërimin e dy të rinjve protestues në bulevard.

Ndërkohë forca të tjera të efektivëve Shqiponja po lëvizin në rrugë.

Pas dy orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët kanë bllokuar disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet.