Rama: Do të marrim në administrim zinxhirin e naftës, do të ngrijmë marzhin e fitimit, nesër me furnizuesit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije pak minuta më parë se qeveria do të futet në administrimin e gjithë zinxhirit të shpërndarjes e shitjes së naftës.
Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë aspekt dhe se do të bëhet ngrirja e marzhit të fitimit nga ata që e shpërndajnë.
Për këtë ai tha se do kjo do trajtohet si kohë lufte dhe do hyjë në fuqi me akt normativ me forcen e ligjit i cili do u komunikohet nesër furnitorëve të naftës.
Edi Rama: Ne do të hyjmë në administrim. Do të marrim administrimin e të gjithë zinxhirit të shpërndarjes e shitjes së naftës sepse do e trajtojmë si në luftë. Dhe në luftë nuk mund të bëjmë dot asnjë lloj tolerance. Por kini parasysh nuk janë spekulime të një natyre çmendurake, sepse po të ishte kështu do të ishte edhe para se të niste lufta, megjithatë do të bëhet transparenca dhe do të bëhet ngrirja e marzhit të fitimit. Do të bëjmë që kompanitë të fitojnë një fitim minimal të mundshëm.
Nesër në mëngjes kemi thirrur të gjithë furnizuesit e naftës. Do të ulemi në tryezë me ta dhe do u komunikojmë vendimin tonë. Do vijojmë me një akt normativ që hyn në fuqi menjëherë me forcën e ligjit që qeveria do të hyjë drejtpërdrejtë në bordin kombëtar të furnizimit me karburant të shqiptarëve.
Gjithashtu u mësua se brenda 48 orësh do të mblidhet bordi i kombetar i administrimit të karburantit dhe do përcaktohet marzhi i fitimit.
Edi Rama: Do të ndërhyjmë duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit, që do të shpaloset i gjithi, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit kur furnizuesit do të bëjnë transparencën në mënyrë të përditshme dhe marzhi do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjithë aspektet. Nuk do të shfaqen çmime të miratuar më parë nga bordi do të përcaktohen masa drastike për ata që cenojnë vendimet e bordit.

