Rama: U hoq TVSH-ja për bukën, por nuk u ul çmimi, qeveria nuk po fle, na duhen disa orë kohë
Kryeministri Edi Rama në një dalje live në rrjetet sociale u shpreh se u hoq para shumë kohësh TVSH-ja mbi bukën, por nuk pati rezultat mbi çmimin.
Sipas tij, situatë më çmimit është e provokuar nga lufta në Ukrainë duke shtuar se qeveria nuk do të rrijë duarkryq dhe të fjalë.
Edi Rama: Hoqëm para shumë kohësh TVSH mbi bukën, rezultati: Asnjë ulje çmime. Tregu i lirë nuk i lëviz çmimet me urdhër. Nuk do të rrimë duarkryq. Duhet t’ju kthej në ditët e tërmetit dhe pandeminë. Ku i dolëm në mbrojte atëherë njerëzve të këtij vendi, do i dalim përsëri në nevojë njerëzve në këtë situatë. Kur them është situatë e provokuar nga lufta, atëherë nuk do të rrimë duarkryq.
Duhen disa orë për të vendosur gjërat bashkë. Unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë. Aq shumë shqiptarë, familje, përballen me vështirësitë sa askujt nuk i është dhënë mundësia që ti njoh. Mos më jepni leksione si jetojnë njerëzit, sepse jetoj me njerëzit. Unë i dëgjoj edhe këta, e të gjithë të tjerët, por në fund të ditës përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi fakte, të vërteta.

