“Kursime të forta të energjisë dhe naftës” Rama: Do të bëhen shkurtime drastike edhe administratë

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se do të vendosen masa të forta dhe kursime të forta të energjisë dhe naftës në vendin tonë.

Ai tha se edhe në qeveri e administratë do të bëjmë shkurtime drastike për përdorim dhe çdo përdorim mbi sasinë do të paguajnë nga vetë funksionarët e administratës.

Edi Rama: Në planin tonë do të vendosim kursime të forta, të energjisë, naftës.  Edhe në qeveri e administratë do të bëjmë shkurtime drastike për përdorim dhe çdo përdorim mbi sasinë do të paguajnë nga vetë funksionarët e administratës. Nuk duhet të kapemi pas një fjale. Në Dubai është hera e parë që shkoj për të qëndruar. Nuk iki për turizëm. Shkova për të nderuar flamurin kombëtar të Shqipërisë. Shkova njësoj siç kanë shkuar të gjithë kryetaret e shteteve. E kam mik princin e kurorës, është mik i rifituar i Shqipërisë, pas një pengu që kishte me Shqipërinë.

Në luftë s’do të bëjmë toleranca. Nuk janë spekulime të një natyre çmendurake. Do të bëhet transparenca e çmimit dhe nuk do të lejohen që kompanitë të fitojnë pafund. Do të fitojnë në mënyrë minimale. Faktet janë të tjera. Është e vërtetë që kemi dhe preferuar të vendosim një taksë tek nafta, te çmimi, te litri, se sa më vete dhe më mirë një taksë kundër ndotjes dhe për një pjesë të njerëzve që kanë më shumë mundësi se të tjerët, se sa për të gjithë. Ky është fakt. Le të çohen dhe të thonë të kundërtën. Kemi rritur taksën për më të pasurit. Atyre ua kemi rritur e të gjithëve të tjerëve i janë ulur.