Rama: Për 48 orë do të mblidhet një bord kombëtar i administrimit të karburantit

Kryeministri Edi Rama në një fjalë të tij live në rrjete sociale ka bërë me dije se brenda 48 orësh do të mblidhet edhe një bord kombëtar për administrimit të karburantit ne vend.

Sipas tij, do të shpaloset i gjithë plani në këtë fashë orari dhe do të ketë një akt normativ, ku do të bëhet edhe transparencë e përditshme.

Edi Rama: Tani, përtej faktit se nafta është mall në tregun e lirë, sot përderisa themi që ky vend është në luftë. Nuk është në luftë me armë, por ka ardhur lufta në këtë vend me faturën e çmimit të naftës dhe çmimet e tjera. Duhet të trajtojmë situatën si në luftë.

Do të ndërhyjmë duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit, që do të shpaloset i gjithi, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit kur furnizuesit do të bëjnë transparencën në mënyrë të përditshme dhe marshi do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjithë aspektet. Nuk do të shfaqen çmime të miratuar më parë nga bordi do të përcaktohen masa drastike për ata që cenojnë vendimet e bordit.