Ftesë kundërshtarëve të Bashës, Berisha i hap derën Grida Dumës e të gjithëve: Mirëpres bashkimin e tyre
Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë ftesë të gjithë demokratëve të zhgënjyer nga Basha për bashkim. Në deklaratën e parë për mediat pas zgjedhjeve të 6 marsit u shpreh i kënaqur me rezultatin, teksa shton se nuk pret asnjë reflektim nga kryetari në detyrë i PD.
Edhe pse të dielën mori vetëm një bashki, dhe u rendit forcë e dytë, bastionin e demokratëve Shkodrën, ish kryeministri Sali Berisha e cilëson fitore rezultatin e 6 marsit, të paktën përsa i përket betejës së tij me shefin e selisë blu Lulzim Basha.
“Zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritë se Shtëpia e Lirisë përbën opozitën e vërtetë shqiptare.”
Edhe pse para 6 marsit i dolën kundër, Sali Berisha është i hapur që të pajtohet me çdo deputet demokrat që sot kërkon largimin e Bashës nga karrigia e kryetarit të selisë blu.
“Ftoj çdo demokrat që të bashkohemi si një opozitë ë vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt.”
Por duke e njohur mirë pasardhësin e tij, lideri historik i PD nuk është optimist për reflektimin e Lulzim Bashës ndaj dështimit të tij në zgjedhjet e së dielës në 6 bashkitë.
“A jep dorëheqjen Brava? Ai është një peng që është kryetar i Edi Ramës.”
Edhe pse e pranon që deklaratat e tij që nuk ka humbur asnjë garë e kanë surprizuar.
“Pak është me thënë , por sillet si alien në politikë. Le ta lëmë në fatin e tij.”
Edhe nëse kishte ndonjë dyshim, rezultati i 6 marsit e ka bindur Sali Berishën që të mos të tërhiqet për të garuar për kryetarin e Partisë Demokratike.
“do të garoj për kryetar të PD-së por duke garantuar kushte të barabarta dhe do të pranoj rezultatin e tyre.”
Sali Berisha la të nënkuptojë që Kuvendi i PD i planifikuar të mbahej me 22 mars mund të shtyhet për shkak të angazhimit të tij në fushatë elektorale, por hedh poshtë çdo ide që ai do të krijojë një tjetër forcë politike.
“Nuk do të ketë parti të re.”