E bujshme, Britania i ngrin asetet Roman Abramovich. Chelsea mbetet pa pronar

Lajm sensacional vjen nga Britania e Madhe. Raportohet se Roman Abramovich, pronar i Chelsea, është sanksionuar nga qeveria britanike me ngrirjen e aseteve të tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë portofolin e tij të pasurive të paluajtshme shumë milionëshe dhe klubin e futbollit Chelsea.

Oligarku rus zyrtarisht ndalohet të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kryejë transaksione financiare me çdo individ apo biznes në këtë vend.

Por çfarë do të ndodhë me Chelsean? Klubi do të marrë një licencë për t'i lejuar atyre të vazhdojnë me "aktivitete të lidhura me futbollin" në mënyrë që ndeshjet të luhen rregullisht.

Megjithatë, Abramovich nuk do të jetë në gjendje ta shesë klubin. Njoftimi e lë praktiksiht klubin pa pronar dhe kujtojmë që sezonin e kaluar, Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve./Ora News/.