Task Forcë Speciale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim: Për herë të parë në histori në vendin tuaj
Në vendin tonë është aktivizuar Task Forca e Forcave Speciale amerikane për Ballkanin, që do ta ketë vendndodhjen në Shqipëri.
Një ceremoni u zhvillu në Ministrinë e Mbrojtjes sot, ku e pranishme ishte edhe Ambasadorja Yuri Kim, si dhe ministri i Brendshëm Niko Peleshi.
Ndërkohë, ambasadorja Yuri Kim tha se për herë të parë në histori, Shqipëria do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane.
Yuri Kim: Vitin e kaluar mikpritët Defender 21 duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër. Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të task forcës për Ballkanin për herë të parë në histori, Shqipëria, ndoshta për habit të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane. Nuk mendoj që ndokush do ta kishte paraparë këtë 100 vite më pare apo kur ra komunizmi para 30 vitesh. Kjo prani është këtu për disa arsye, së pari jam e kënaqur që jemi këtu, në nivelet më të larta të qeverisë amerikane ka një respekt dhe vlerësim në rritje për Shqipërinë si një partner sigurie, që prej anëtarësimit të saj në NATO në 2009 Shqipëria nuk ka hezituar kurrë të dislokohet përkrah forcave amerikane dhe ne nuk mund të kërkonim për një mik dhe aleat më të forte e besnik. Lidhjet tona 2 palësh janë më të rëndësishme se kurrë.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se vendi do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale.
Peleshi: Vlerësojmë dhe mbështesim vendosjen e këtij shtabi në rajonin tonë. Do të krijojë qëndrueshmëri në rajon. Do e shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Do jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja siç kemi bërë në Afganistan e më gjerë.

