Ciko: Rritja e naftës kërkon ndërhyrjen e qeverisë, mund të caktohet një tavan për taksat
Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i ekonomisë Ilir Ciko tha se çmimi i naftës është rritur në mënyrë të beftë dhe një gjë e tillë kërkon edhe ndërhyrjen e strukturave të qeverisë.
Sipas tij, ka edhe instrumente nga qeveria si rishikimi i taksave që aplikohen mbi karburantet, ku mund të vendoset një tavan për këtë gjë sepse edhe qeveri nuk dëmtohet.
Ciko: Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të beftë dhe një gjë e tillë kërkon edhe ndërhyrjen e strukturave të qeverisë. Nuk di të ketë ndonjë masë konkretë për këtë rritje çmimi, veçse asaj që tha kryeministri që do të ngrihet një grup puna. Kostoja e karburanteve është transmetuar edhe te produktet e tjera që janë në treg dhe është rritur inflacioni. E gjithë ekonomia do të marrë një goditje nga kjo që po ndodh dhe prandaj kërkohet një goditje në treg.
Çështja e panikut është një aspektet që kërkon vëmendje dhe qeveria mund të luajë rol. Banka ka ndërhyrë në lidhje me lekun. Një gjë e tillë mund të bëhet edhe nga qeveri kundrejt një paniku nga qytetarët dhe bizneset që janë të varur nga çmimi i karburantit që përdorin. Ka edhe instrumente të tjera sikurse janë edhe rishikimi i taksave që aplikohen mbi karburantet. Mendoj se është mirë që të vendoset një tavan për këtë gjë sepse edhe qeveri nuk dëmtohet sepse e ka parashikuar më herët një buxhet dhe kjo nuk ka efekte negative, duke mbrojtur qytetarët.
Cika shtoi se për kushtet ku jemi e kemi të nevojshme që të vendosë një tavan për taksat, pasi kjo sipas tij është një situatë që fiton edhe qeveri edhe qytetarët sepse zbutet rritja e çmimit të naftës.
Ciko: Nuk do të ishim krenar nëse do të thonim se do të tejkalohen të ardhurat buxhetore për këtë vit nëse kostot do të binin mbi qytetarët edhe pasoja të parikuperueshme. Për kushtet ku jemi e kemi të nevojshme që të vendosim një tavan për taksat. Kjo është një situatë që fiton edhe qeveri edhe qytetarët sepse zbutet rritja e çmimit të naftës.

