Do hamë më pak bukë”, Angjeli: Qeveria të rrisë më shpejt se ç’ka parashikuar pagën minimale

Përballë çmimeve që çdo ditë po shënojnë rekorde të reja qytetarëve iu ka mbetur vetëm një zgjidhje, të kursejnë.

Për ekspertët e ekonomisë kjo situatë vjen si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë.

Për të lehtësuar barrën e qytetarëve, Anastas Angjeli rekomandon rritjen e pagës minimale.

Anastas Angjeli: Për shtresat në nevojë duhet riparë ndonjë politikë që ata të kompensojnë goditjen e madhe që marrin nga kjo rritje e çmimeve. Siç është premtuar rritja e pagës minimale të kemi një përshpejtim të marrjes së vendimit për këtë me qëllim që të zbusim sa më shumë këtë krizë”

Situata e re mund të sjellë edhe abuzime ndaj Profesor Angjeli thotë se institucionet duhet të jenë të kujdeshme për të mos i lejuar.

Anastas Angjeli: Situata të tilla lënë shkas për abuzim në tregjet tona. Është e domodoshme që organet fiskale të rrisin vigjilencën e kontrollin e tyre me qëllim që të kemi një reflektim real dhe jo abuzues.

Profesor Angjeli shprehet se e gjithë bota, si pasojë e luftës në lindje, është përballë një krize të re ekonomike që do të përfshijë edhe vendin tonë.