“Çmimet do vazhdojnë të rriten”, eksperti: Ja ndikimi i vendimit të SHBA për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia
Shkak për rritjen e naftës në vendin tonë sipas ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli është lufta që po zhvillohet në Ukrainë.
Në një intervistë për Ora News, Çoçoli tha çmimet do të vazhdojnë të rritet pas vendimit të SHBA se do të ndalojë importet e naftës nga Rusia.
Fatos Çoçoli: Çmimet po pësojnë rritje të fortë. Ky motor i fuqishëm që po ngre çmimet është lufta. Nuk e kemi më vetëm efektin e pandemisë në mes tonë, por tani është cunami i luftës. Para pak orësh Biden deklaroi se SHBA nuk do të marrë importe të naftës nga Rusia, dhe kjo do të thotë se tregut botëror do i mungojë rreth 200 milionë fuqi nafte që SHBA i importin Rusisë. Këto fuqi të munguara do zëvendësohen nga shtetet e tjera, por sa të vijë momenti i zëvendësimit, përkthimi i parë është se çmimi i naftës do të vazhdojë të rritet.
Ky çmim i naftës që është 132 dollarë amerikan për fuqi mund të shkojë dhe 150 apo 169 dollarë. Rusia është prodhuesi i tretë botëror i naftës. Po ashtu Rusia është eksportuesi i parë botëror i gazit të lëngshëm. Këto ekuilibra shumë delikat që janë kthyer përmbys në nivel të bllokimit të ekonomisë ruse do të sjellin ndikimin e tyre në rritjen e çmimeve.
Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.
