Bankat rrisin sigurinë kibernetike, flasin ekspertët
Bankat shqiptarë kanë rritur kujdesin e tyre muajt e fundit me qëllim mbrojtjen e nga sulmet kibernetike veçanërisht pas luftës në Ukrainë. Inxhinieri informatik Erjon Hasanaj thotë se sulmet ndaj sistemeve bankare janë kryesisht të sponsorizuara nga shtet e tjera. Ai sugjeron që klientet të përdorin metoda dhe kode të ndryshme më qëllim ruajtjen e llogarive të tyre.
Ekspertet e sigurisë kibernetike po mbajnë në vëzhgim prej disa javësh bankat e nivelit të dytë në vend për të shmangur mundësinë e sulmeve kibernetike.
Nisur edhe nga këto situata dhe tentative sulmesh të cilat favorizohen edhe nga publikimi pak muaj më parë i të dhënave personale të qytetarëve, shumë përdores kanë pasur probleme më llogaritë e tyre bankare. Erjon Hasanaj inxhinier i sigurisë kibernetike tha se keto sulme shpesh janë të sponsorizuara nga shtet e tjera. Sipas tij bankat duhet të krijojnë më shumë se 3 mure sigurisë në mënyrë që edhe keqbërësit ose hackerat ta këtë më të vështirë dëpërtimin e tij.
Sipas Hasanajt bankat duhet të shtojnë më shumë siguri tek platformat që janë të aksesueshme nga klientët e tyre.
Po çfarë duhet të bëjnë qytetarët si klient për të mos rënë pre e hakerimeve?
“Kudo që përdorim kartën bankare apo mjetet tona digitale të kontrollojmë URL-në që është i vërtetë dhe të përdorim aplikacionet dhe faqet online që i njohim mirë" thotë Hasanaj.
Në 3 mujat e parë të këtij viti sipas inxhinierit instituconet financiarë kanë qenë më të goditurat për tu sulmuar nga hakerat. Dëri më tani nuk është raportur një vjedhje e bankave në vendin tonë e ndërsa ekspertet po punonjë për rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve të rujajtes së të dhënave si dhe llogarive të qytetarëve. Lufta në Ukrainë është shoqëruar me tentative ndërhyrjesh dhe sulme në sistemet bankare të disa shteteve me qëllim përvetësimin e shumave apo keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve.