Merita Halili dhe Raif Hyseni, ja çfarë i bën ata të kenë sukses si partnerë në jetë dhe muzikë
Çiftet shembullore të ekranit dhe sidomos të artit kanë qenë gjithmonë një ogur i mirë për të gjithë audiencën.
I tillë është edhe çifti Raif Hyseni dhe Merita Halili, ku prej vitesh të vendosur në New Jersey në Amerikë nuk e braktisën kurrë muzikën popullore, por e përcollën edhe te komuniteti amerikan.
Sipas tyre, çelësi i suksesit për një marrëdhënie të shëndoshë është sinqeriteti dhe drejtësia e nëse i ke këto karakteristika do jesh gjithmonë fitimtar.
Shabani: Cili është çelësi i suksesit si partner në familje, por edhe në artin tuaj?
Hyseni: Si çdo njeri tjetër është mirëkuptimi i ndërsjelltë, sinqeriteti, puna që bëjmë, kujdesi ndaj njëri-tjetrit dhe mbështetja. Mbi të gjitha është sinqeriteti dhe kur je i tillë nuk ke frikë për asgjë. Sado kundërshtarë të kesh, kur je i sinqertë dhe i drejtë, gjithmonë do të jesh fitimtar.
Shabani: Flasim pak për projektet më të fundit të lidhura me SHBA, por nuk e di nëse keni edhe ftesa për në Shqipëri ose jashtë?
Hyseni: Ne sapo përfunduam koncertin pranë universiteti ku japim mësim të dy dhe kishim recitalin në Ansamblin shqiptar domethënë studentët janë të gjithë amerikanë. Ishte shumë i suksesshëm edhe pse ishte hera e parë pas pandemisë që me studentët tanë performuam live dhe të gjithë ngelën të kënaqur. Koncertin tjetër e kemi me 20 Mars, ku do të mbajmë një recital të një koleges tonë pasi del në pension. Në fund të Qershorit do jemi në Shqipëri se na ka marrë malli shumë dhe besoj do rrimë 1 muaj, pasi ka dy vite që nuk kemi qenë për shkak të pandemisë.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
