Ekonomistja Vlera Haxhiraj pas 17 vitesh lë profesioni për pasionin

Në pjesën e tretë të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ishte e ftuar një personazh shumë interesantë, ku “la” profesionin për të ndjekur dhe ushtruar pasionin, Vlera Haxhiaj. 

Ajo e nisi bisedën duke treguar sesi hoqi dorë nga ekonomia për të sjellë punime me rruaza.

“Unë para më shumë sesa dy vite kam qenë pjesë e një institucioni financiar ku kam pasur role drejtuese, por ndonjëherë marrim disa sinjale në jetë, që na tregojnë se duhet të ndërpresim atë që bëjmë dhe të ndjekim pasione, dhe dëshira të tjera. Kështu ndodhi edhe me mua, ku hoqa dorë nga puna që bëja dhe ndoqa punimet me rruaza”, u shpreh Haxhiaj. 

Ajo tashmë prej dy vitesh sjellë punime të ndryshme të bërë nga rruzat. Haxhiaj, nuk është e vetme në këtë rrugëtim, pasi ajo u shpreh se ka edhe gra të tjra të cilat punojnë në tezgjah.

“Ishte një sfidë për mua, jo vetëm për faktin që duhet të vendosja një ccmim për punimet që unë sillja në treg. Por, punën që unë bëj jam munduar t’ua mësoj edhe disa grave të tjera që punojnë me teknikën e tezgjahut’, tha më tej ajo.

 Përsa u përket punimeve që ajo sjell në treg, tha se punimet e personalizuara janë suksesi i saj më i madh, pavarësisht impenjimit që ata kanë.

 “Punimet të ndryshme kanë vështirësi të ndryshme në punim. Pasi kam pafund raste kur janë punime të personalizuara, që unë do të thosha se këto raste janë më të suksesshmet për mua, pavarësisht impenjimit që kanë”, tha ajo.

Ndërkohë, themi se kohët e fundit punimet me dorë kanë marrë një tjetër vlerë, duke rritur kështu jo vetëm cilësinë por edhe përkushtimin për realizimin e tyre.

Një nga këto punime kaq të veçanta me origjinë nga kontinenti aziatik janë ato të realizuara nga rruazat Miyuki.

Këto rruaza janë ndër rruazat më të njohura në botën e bizhuterive. Janë zbuluar për herë të parë para 60 vitesh në Japoni, ku një pjesë e mirë e këtij vendi iu përkushtua mësimit të artit të prodhimit të rruazave të qelqit. Ato punohen me tezgjah dhe me endje duke vendosur në mes tyre këto rruaza prej qelqi.