“U habitën sesi këndova live për orë të tëra”, Merita Halili: Të kënduarit live ruan origjinalitetin

Kohët e fundit,  muzika dhe të kënduarit kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe shpesh këngëtarët, sidomos ata të rinjtë preferojnë të këndojnë me play-back. E pyetur nga Dajana Shabani për komercialitetin dhe miksimin e këngëve, Merita Halili tha se të gjithë duhet të jenë simpatizanë të këngës live, pasi është vlerë për çdo brez të ardhshëm.

Shabani: Merita flasim pak për komercialitetin e këngëve, sidomos këngët popullore. Sa dakord je?

Halili: Unë dje këndova me orkestër live dhe ajo është nën drejtimin e Raifit dhe gratë që ishin aty habiteshin sesi me orë të tëra këndova dhe ishte çdo gjë live. Ata gjithmonë kanë eksperienca të ndryshme, sidomos në komunitet dhe emocionohen sepse nuk i ikën kurrë vlera muzikës live me orkestër.

Do thoja se muzika komerciale vazhdon dhe nuk e ndaloj dot, por nuk i jap dot përgjigje të saktë se çfarë mund të bëhet për këtë gjë, por i jap vetes detyrë dhe ne të gjithë si profesionistë të këngës u them që do të vazhdojmë të promovojmë dhe të ruajmë origjinalitetin për brezat e ardhshëm që të mësojnë këngën shqiptare.

Shabani: Merita më fal, kush e vinte në dyshim që ti këndoje me play-back?Kush e vinte në dyshim që ti nuk e mban me orë të tëra me muzikë live? Nëse e vë dikush në dyshim, me gjithë respektin, por nuk merr vesh nga muzika sepse zëri yt është brilant. Këndon jashtë mase bukur live, pasi kam qenë në koncertet e tua familjarisht.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: