Regjisori dhe aktori Çela: Të rinjtë nuk e zgjedhin artin se e shohin jo fitimprurës

Endri Çela është një ndër personazhet e njohur dhe shumë të dashur të dramaturgjisë shqiptare. Ai ka mbaruar studimet për regjisor në “Universitetin e Arteve” në Tiranë.

Endri ka sjellë për publikun shqiptar një sërë tekstesh kryesisht për fëmijë, si: Drejt imagjinatës, Vitaminat e jetës, Në dhomën e madhe jeshile. Endri është kthyer në një personazh të dashur për publikun shqiptar.

Endri ka pasur mundësi të shpërfaqet pasi ka pasur fatin të angazhohet në role dhe në regji që në fillimet e universitetit. Çela shprehet se “Në ditët e sotme të rinjtë e talentuar në këtë fushë kanë më shumë mundësi për tu angazhuar edhe pse fatkeqësisht impenjimi i tyre është për të ardhur keq”.

Shfaqja e parë ka qenë me fëmijët sepse dëshira e tij ka qenë të impenjohet për ta, fillimisht sepse fëmijët janë investim për të ardhmen. Shfaqja më e dashur për Endrin është “Epsh dhe lakmi”për sa i përket rolit të tij si regjisor.

Nëpërmjet shfaqjeve të tij ai përcjell mesazhe të ndryshme jo vetëm për fëmijët por edhe për prindërit dhe fëmijët. Në planet e tij për të ardhmen qëndron më shumë roli i tij si regjisor pasi nëpërmjet saj ai shpreh çdo frymëzim të tij.