Një rrëfim nga perëndesha e muzikës popullore, ja pengu i Merita Halilit

Merita Halili dhe Raif Hyseni janë padyshim çifti më i dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Me artin e tyre i dhe talentin e pashtershëm kanë bërë për vete të gjithë audiencën. Në një intervistë flash ndanë me ne pengjet e tyre të jetës, por edhe çfarë iu mungon më shumë nga Shqipëria.

Dajana: Keni thënë ndonjëherë çfarë i bëmë vetes që erdhëm në Amerikë?

Merita: Po e kam thënë.

Raif: Jo, përkundrazi e ndjej veten shumë mirë në Amerikë.

Dajana: Kë vlerësoni më shumë nga artistët shqiptarë të muzikës popullore dhe pse?

Merita: Vlerësoj të gjithë ata që këndojnë vërtetë bukur dhe e ngrenë këngën në art. Kam vlerësuar gjithmonë Avsa Zyberi dhe Fiknete Rexhën, Naile Hoxhë, Valdete Hoxhën dhe të gjithë brezin që unë kam mësuar shumë nga ata, qoftë nga sjellja e tyre apo performance në skenë.

Raif: Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja, Ismet Pogujevci, Luan Hajra i ndjeri që sapo na la javën e shkuar e shumë të tjerë qofshin nga Kosova, Maqedonia apo nga Shqipëria, ato janë një pasuri kombëtare.

Dajana: Suksesi më i madh që keni arritur deri tani?

Merita: Është ajo që unë kam bërë më mirë, pra të këndoj bukur

Raif: Të jem i sinqertë ngaqë jam rritur rrugëve të botës dhe me halle, pra me ndjenjën e Kosovës që nga 1981, e ndjej si sukses dëbimin e forcave serbëve nga Kosova.

Dajana: Ka një gjë që ka ngelur peng në jetën tuaj?

Merita: I vetmi peng i jetës time ka qenë që t’i gëzoj sa më shumë prindërit e mi, por ka qenë e pamundur se ata vdiqën të rinj sepse kam qenë vajzë e vetme.

Raif: Të isha kryeministër i Shqipërisë si të kisha shumë gjëra të bukura 

Dajana: Si reagon Merita kur është e shqetësuar/nervozuar?

Merita: Vetëm Hesht dhe si gaforre që jam futem në guackën time.  

Raif: Pi ujë të ftohtë (qesh).

Dajana: Çfarë iu mungon më shumë në Shqipëri?

Merita: Çdo gjë, Shqipëria më mungon shumë, nisur që nga miqësia publiku e çdo gjë.

Raif: Për mua si Kosova dhe Shqipëria është njësoj dhe askush nuk mund të bëhet i afërt se shqiptari nga Kosova apo Maqedonia le të respektojmë njëri-tjetrin

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: