Gojët e liga, "Fisniku nuk ka para, por shet mend me lekët e te tjerëve", Syla ua mbyll gojën të gjithëve me atë që tha

Fisnik Syla, tashmë i njohur për të gjithë publikun e gjërë, në një intervistë live për D-Night na zbuloi më shumë rreth jetës së tij personale larg Fjolla Morinës. Foli shumë për udhëtimet e luksit dhe meqë është single në këto momente do preferonte një udhëtim me shumë femra diku larg.

Dajana: Je një djalë i mirë apo një bad boy?

Fisnik Syla: Një djalë i mirë se bad boy më kanë bërë më shumë portalet

Dajana: Më mirë një udhëtim me shumë femra, apo me një femër e në mes të luksit?

Fisnik Syla: Meqë jam single kisha thënë me shumë femra.

Dajana: Çfarë nuk do mund të blije me para?

Fisnik Syla: Shëndetin.

Dajana: Sa i kujdesshëm është Fisniku në një marrëdhënie?

Fisnik Syla: E ka parë e gjithë Shqiptaria, kështu që shumë i kujdesshëm.

Dajana: Nga 1-10 sa besnik është Fisniku në një lidhje?

Fisnik Syla: 10 dhe jam shumë transparent.

Dajana: Ke tradhëtuar ndonjëherë?

Fisnik Syla: Jo kurrë!

Dajana: Cila është femra ideale për ty?

Fisnik Syla: Të jetë e sinqertë dhe të më dojë si Fisnik që jam, pra të mos më shikojë gjëra të tjera.

Dajana: Të kanë ngacmuar meshkujt këto kohë që je bërë i famshëm?

Fisnik Syla: Meshkujt? Jo unë prej tyre kam shumë gjëra pozitive dhe më përkrahin shumë.

Dajana: Si do t’i mbyllësh gojët e liga kur thonë se nuk është se ke para, por shet mend me paratë e të tjerëve?

Fisnik Syla: Gazetarit tënd të emisionit ia kam dërguar një video, ai e ka parë kështu që pyet atë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: