Modelja shqiptare që koordinon çështjet penale në SHBA, tregon arsyen pse hoqi dorë nga pasioni i saj

Elida Loci është 27 vjeçarja me origjinë nga Fushë-Kruja e cila prej 9 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka mbaruar studimet e larta New York për ekonomi. 

 Elida përtej ekonomisë, ka pasur pasione të tjera për sa i përket të bukurës dhe artit. Ajo ka botuar dhe një libër me poezi me titull “Tingujt e mëngjesit” si dhe në vitin 2016 ka publikuar dhe këngën e saj të parë me titull “One kiss”.

Përtej kësaj ajo  ka qenë pjesë e sfilatave të ndryshme për në fushën e modës.

Elida u shpreh se “Nuk e kam vazhduar modelingun pasi gjatësia e saj nuk e favorizonte shumë”. Ajo çka e bën Elidën një personazh të veçantë është fakti që përtej artit ajo aktualisht është pjesë e administratës së një gjykate në Amerikë, ku menaxhon kalendarët e çështjeve të ndryshme gjyqësore. 

Mbështetja e saj më e madhe për sa i përket fushës së drejtësisë ka qenë babai i saj pasi edhe ai është i angazhuar në këtë drejtim

Elida një vajzë e gjithanshme, tashmë është edhe një vloger shumë e suksesshme dhe shumë e ndjekur në kanalin e saj në youtube.

Së fundmi është e angazhuar në disa trajnime për sa i përket fushës së avokatisë pasi ka dëshirë të angazhohet në këtë drejtim.