La informatikën për lajmet sportive, moderatorja Albana Bejko: Seksizmin në sport e kam ndjerë në fillimet e mia
Albana Bejko është moderatorja e qeshur me plot energji pozitive e cila ishte e ftuar në emisionin “Jeton me orën”ditën e sotme.
Bukuroshja nga Skrapari ka ditur të spikasë në botën e televizionit pasi ajo moderon emisione me në qendër sportin.
Ajo na rrëfeu për eksperiencën e saj televizive prej 4 vitesh në Rtv Ora. Edhe pse studimet e larta i ka mbaruar për informatikë-ekonomike dashuria e saj e parë ka qenë gjithmonë bota e televizionit.
Albana u shpreh se “Unë nuk kam pasur kurrë idhull një personazh televizioni pasi doja të arrija lart më gjithë aftësitë e mia”. Shtysa dhe mbështetja më e madhe për Bejkon ka qenë tezja e saj. Gazetaria sportive për të ka qenë pasioni i saj që në adoleshencë pasi ajoi ndiqte ndeshjet sportive me shumë kërshëri. Skuadra e saj e preferuar ishte Real Madridi.
Sipas Albanës vetë gazetaria është një sfidë shumë e bukur dhe aspak e vështirë pasi është një fushë që të rrit profesionalisht nga dita në ditë. Albana duke qenë se e ka pasur pasion këtë zhaner gazetarie ajo u shpreh se do ti qëndrojë gjithmonë besnike.
Seksizmi në sport ndihet dhe këtë gjë Bejko e ka ndjerë që në fillimet e saj. Moderatorja është e implikuar në shumë angazhimeve të tjera përtej punës së saj. Albana na tregoi se së fundmi ka zbuluar pasionin e saj për tenisin dhe po e ushtron edhe këtë hobi të saj.
Albana së fundmi ka dëshirë të angazhohet edhe me një sipërmarrje të sajën dukë qenë se po ndjek edhe disa trajnime në fushën e marketingut.
