“Mora më të mirën, mbretëreshën e Shqipërisë”, dy fjalë dashurie për Merita Halilin

Merita Halili është padyshim një ndër zërat më të mirë të muzikës popullore shqiptare që na ka bërë të ndihemi krenarë të gjithëve me performancat e saj në skena kombëtare e ndërkombëtare.

Merita Halili dhe Raif Hyseni janë një çift shembullor si në jetë ashtu edhe në skenë ku me pjesëmarrjen dhe performancën e tyre kanë bërë për vete të gjithë publikun anembanë botës.

Shabani: Raif, si është të jetosh me Merita Halilin?

Hyseni: Është njësoj si të jetojë Merita me Raifin. Vitet dhe koha po tregojnë të vërtetën dhe po është shumë mirë. Është kënaqësi sepse si gocë Tironse që është unë mora më të mirën, mbretëreshën e Shqipërisë.

Shabani: Sa e vështirë ishte të përshtateni me jetesën në Amerikë?

Hyseni: Unë kam lënë Amerikën që të vija në Shqipëri e të merrja Meritën.

Halili: Raifi ka qenë më përpara në Amerikë, ndërsa për mua ka qenë shumë e vështirë sepse erdha nga Shqipëria me gjithë atë dashurinë për muzikën. Kur erdha këtu gjithçka e nisa nga fillimi dhe kjo nuk ishte e lehtë. Fati jonë ishte komuniteti shumë i ngrohtë dhe shumë dashamirës dhe vazhduam përsëri punën tonë këtu me komunitetin shqiptar dhe më pas muzikën tonë e depërtuam më gjatë në komunitetin amerikan.

Shabani: E keni menduar ndonjëherë të riktheheni në Shqipëri?

Halili: Asnjëherë nuk kam thënë që nuk do të kthehem, ia kam lënë kohës këtë gjë

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: