Ekskluzive/ U bë Fjolla e famshme nga ty apo u bërë ti i famshëm nga Fjolla? Përgjigjja e Fisnikut na habit të gjithëve

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina janë çifti më i përfolur i momentit, pasi ndarja e tyre ka bërë një bujë të madhe. Shumë akuza, lajme pa fund shpesh edhe të rreme për të fituar sa më shumë klikime sollën versione të ndryshme të situatës. Në një lidhje ekskluzive nga Belgjika, Fisniku vendosi t’i jepte të gjitha përgjigjet e tij në D-Night duke treguar të vërtetën e tij rreth lidhjes dhe shumëçka tjetër.

Dajana Shabani: Çfarë ke ti që burrat e tjerë nuk e kanë?

Fisnik Syla: Unë jam i sinqertë me të gjithë dhe shumë vetvetja.

Dajana Shabani: U bë Fjolla e famshme nga ty apo u bërë ti i famshëm nga Fjolla?

Fisnik Syla: Shiko Dajana, të të them të drejtën i famshëm kam qenë në Belgjikë edhe më përpara sepse që i vogël kam luajtur futboll në ligën e parë dhe pastaj kam filluar me bizneset e mia dhe kam qenë gjithmonë një fytyrë publike. Pastaj në Kosovë dhe Shqipëri ndoshta lidhja që e kam pasur edhe ajo ka ndikuar.

Dajana Shabani: Si ndodhi ndarja me Fjollën sepse janë të gjithë sy e veshë për të të dëgjuar?

Fisnik Syla: Si çdo lidhje që kur arrin në një pikë dhe nuk mundesh më t’a vazhdosh. Unë në rrugën time ajo në rrugën e saj dhe kaq. Nuk ka rëndësi se kush la kë, por kur bie në dakordësi domethënë të dy.

Dajana Shabani: Nuk është se të mbaruan lekët dhe Fjolla u bë pishman pastaj?

Fisnik Syla: (Qesh) Mua lekët nuk më mbarojnë kurrë.

Dajana Shabani: Si është tani Fisniku në një marrëdhënie apo single sepse kjo ishte pyetja që shoqet e mia kanë bërë në Instagram?

Fisnik Syla: Fisniku tani është single, është beqar. Nuk e dija me të vërtetë… si një zog i lirë për Zotin, u kënaqa a beson?

D-Night një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: