Dajana Shabani: Të bësh sikur uron 8 Marsin, ndërkohë që ke super zili për gjininë tënde, më bën të vjell
Së fundmi, 8 Marsi është kthyer në një festë gëzimi duke lënë paksa mënjëanë kuptimin e vërtetë të kësaj dite që është të protestuarit për të drejta të barabarta.
Urimet nuk kishin fund dhe çdo rrjet social ditën e djeshme ishte i mbushur me urime e buqeta me lule nga më të bukurat. Një urim për këtë ditë kaq të veçantë tashmë ka edhe Dajana Shabani, drejtuesja e programit më të dashur të publikut gjatë mbrëmjeve D-Night.
Dajana Shabani: 8 Marsi nisi si një protestë dhe sigurisht duhet të jetë paqësore dhe minimumi për të kërkuar të drejtat tona si gra. Megjithatë, në këtë 8 Mars të mos jemi fallco dhe të mos jemi hipokrit se këtë ditë dua t’ua uroj të gjitha grave dhe vajzave që janë pa zili, janë jo hipokrite, që nuk na e shesin moralin ndërkohë që janë të pamoralshme vetë.
Ua uroj të gjitha vajzave të bukura, të gjitha vajzave të realizuara, atyre që janë të forta e nuk janë thyer asnjëherë, të cilat nuk përflasin nga mëngjesi deri në darkë për keq gjininë e njëjtë, sepse të bësh sikur uron 8 Marsin, ndërkohë që ke një super zili për gjininë tënde kjo më bën të vjell.
Të urosh 8 Marsin, ndërkohë që ti kapesh për flokësh me gjininë tënde për një mashkull, kjo më bën të vjell!
Të urosh 8 Marsin duke na shitur moral, ku me moralin nuk ke lidhje fare, kjo më bën të vjell! Prandaj, 8 Marsin ua uroj të gjitha vajzave që janë të forta, të pathyeshme, të realizuara dhe shumë të bukura!
D-Night një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
