“Mami jemi mirë e nuk dorëzohemi” Çfarë e bëri Dajanën të emocionohet live në studio?
E ku ka më bukur sesa ndjenja e dashurisë dhe përkujdesja për njerëzit më të afërt të zemrës. Fëmija është dhurata më e bukur në botë, ndjenja më sublime e cila fillon që në ngjizje e nuk ka kurrë një mbarim. Urimin më të bukur për 8 Mars, Dajana e mori nga vajza e saj, Marlena.
Dajana Shabani: Unë nuk e kam festuar fare 8 Marsin, thuajse nuk e festoj asnjë vit, por nëse mbush me gëzim 8 Marset për mamin tim, e cila është në një gjendje jo të mirë shëndetësore prej disa ditësh, kështu që nuk më është dukur si gjithë herët e tjera.
E para ia uroj me gjithë shpirt gruas më të urtë në botë, e cila ka duruar shumë dhe unë e kam shpirt e kam jetë dhe kur flas për mamin unë prekem gjithmonë dhe dua ta evitoj sa më shumë. Mami të dua shumë e të kam shpirt, shërim të shpejtë!
Mami mirë që është pa qejf, por e ka edhe mendjen te unë dhe Marlena që i kam vetëm ça bëhet…por ne jemi shumë mirë dhe ti e di që këtë gocën e vogël për pak e ke nxjerrë çun dhe jam tip që nuk dorëzohem, kështu që jemi ok.
Ndërkohë që Marlena ime më ka bërë një super dhuratë, por dhurata më e bukur është që ajo ka ardhur në jetë dhe mami vdes për atë. Më ka bërë një dhuratë me fotografinë e saj duke më uruar 8 Marsin. Marlena, të do mami shumë dhe të ka pikë të dobët e vdes fare për ty.
D-Night një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
