20-vjeçari humbi jetën në aksident, Elizabeta Marku: Lajm i tmerrshëm, Brati njeri i veçantë në zemrën time
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në Fushë-Krujë, ku për pasojë humbën jetën katër persona mes tyre edhe Shkumbin Brati 20 vjeç.
Për humbjen e të riut ka reaguar edhe këngëtarja Elizabeta Marku, e cila në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, u ka shprehur ngushëllime familjes, ndërkohë thotë se Brati ishte një njeri shumë I veçantë për të dhe I tillë do të mbetet.
Postimi I plotë:
Asnje fjalë nuk mund ta pershkruaj ate cfarë ndjej per humbjen tënde
Ndaj trishtimin tim sot per te kujtuar Shkumbin Sadiki Brati si njeriun e vecant nuk do te harrohet kurrë ne zemren time.
Ne ketë moment deshperimi shpreh ngushellimet e mia per familjen dhe kolegun tonë Perparim Brati
sa me shume paqe dhe Zoti ju dhente forcë ne këtë kohë trishtimi..
Mungesa jote do te jetë shumë e vështire per tu mbushur por ti do te mbetesh përjetesisht në mëndjen dhe zemrat tona.
Aksidenti në Fushë- Krujë, u mori jetën:
Artan Alushi 30 vjeç shoferi
Alfred Dika 39 vjeç, shoferi
Shkumbin Brati 20 vjeç
Almenia Karaj 16 vjeçe
Një parakalim i gabuar 15 minuta pas mesnatë dyshohet se shkatkoi vdekjen e katër personave në rrugën Fushë Krujë- Milot.
Këngëtari i muzikës popullore Shkumbin Brati dhe partnerja e tij 16-vjeçare humbën jetën ndërkohë që më 4 mars kishin festuar fejesën.
Ata ndodheshin pasagjerë në makinën e Artan Alushit që humbi jetën gjithashtu në aksident.
Ngjarja ndodhi si pasojë e përplasjes ballore të makinës së të rinjve me mjetin e drejtuar nga Alfred Dika, i cili është viktima e katërt e aksidentit.
